Dita e Arafatit

09.12.2009 08:09

Dita e Arafatit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sahit Qerimi   
e diel . 15 nëntor 2009

Të zdirgjemi kah zdirgjen njerëzit,
Të takohemi në vendin Arafat,
Në vendin e shpresës për falje,
Të bëjmë dua, lutje këtë natë.

Që të na fal mëkatet i madhi Allah,
Të na pastrojë siç di vetëm Ai,
Ashtu si në ditën që lindëm,
Ashtu të pastër si fëmijë.

Eh sa i mëshirshëm që është Zoti ynë,
Që mundësi për falje na jep,
Që në një ditë të vetme,
T’i shlyejmë mëkatet e vogla për dy vjet.

Për këtë ditë, Allahu betohet në Kur’an,
Dhe krenohet për robërit e vet,
Që turma-turma vijnë,
Dhe mblidhen në vendin e shenjtë.

O Allah, që je falës,
Na fal për mëkatet tona,
O Allah, Zot i gjithësisë,
Na i drejto zemrat tona.

Na bë prej njerëzve të mirë,
Që në zemër kanë Islamin,
Prej pasuesve të Sunnetit,
Prej praktikuesve të Kur’anit.